Një robot humanoid me dy këmbë pësoi një defekt katastrofik ndërsa stërvitej për një garë në një pistë sprinti në Lojërat Botërore të Robotëve Humanoide. Gjatë provës, roboti u përplas me dhunë në një mur, duke u thyer gati përgjysmë ndërsa shkëndijat fluturuan nga trupi i tij.
Në klipin tashmë viral, roboti shihet duke rënë përtokë, pasi arriti një shpejtësi mbresëlënëse, por por duke mos arritur të ngadalësohet në fund. Operatori që qëndronte aty pranë mund të shihej i zhgënjyer pas mosfunksionimit.
