Rinia Demokratike të Kosovës ka anuluar aksionin simbolik të planifikuar për sot, në orën , para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit, aksioni është anuluar në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu. “Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë.
Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Altinit, për këtë humbje të rëndë”- thuhet në njoftim. Altin Kryeziu kishte mbetur i lënduar rëndë pasi ishte goditur me veturë me në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Kryeziu i cili ishte duke rregulluar trafikun është goditur nga një veturë, e cila ishte me shpejtësi të madhe.
E njëjta sipas Policisë, kishte goditur edhe katër vetura të tjera dhe ka lënë të lënduar edhe pesë persona të tjerë. Familjen e policit e ka ngushëlluar edhe U.d. presidentja, Albulena Haxhiu. “Vdekja e Altinit është edhe një kujtesë e dhimbshme se në komunikacion një çast pakujdesie mund t’ia marrë jetën dikujt dhe t’ua ndryshojë përgjithmonë jetën shumë të tjerëve.
Prandaj, kujdesi në rrugë dhe përgjegjësia ndaj njëri-tjetrit janë para së gjithash përgjegjësi ndaj jetës së njeriut”, ka shkruar ndër tjera ajo. Për vdekjen e policit Altin Kryeziu kanë reaguar edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini dhe Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
