Maqedonia e ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare, të cilat po zhvillohen në Taranto. Në mundje të lirë, reprezentuesi Rexhep Hajdari siguroi kualifikimin në gjysmëfinale në kategorinë deri në 97 kilogramë, duke garantuar kështu tashmë një medalje. Hajdari e përfundoi fazën e grupeve me një fitore dhe një humbje.
Në gjysmëfinale, mundësi do të përballet me francezin Adlan Vishkanov. Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Fati Vejseli në kategorinë deri në 74 kilogramë, por ai ende nuk e ka të siguruar medaljen. Vejseli në gjysmëfinale do të përballet me turkun Yasin Jesil, ndërsa në rast humbjeje, mundësinë për medalje do ta kërkojë përmes repesazhit.
Nga mundësit e tjerë, askush nuk arriti të luftojë për medalje. Mogamedgaxhi Nurov dhe Mehmet Usinov e përfunduan paraqitjen e tyre, ndërsa Besar Alili dhe Ahmad Magomedov ende presin.
