Qytetarë të shumtë marshuan në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121

0%

Qytetarë të shumtë morën pjesë sot në Marshin Përkujtimor, kushtuar dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Shala, përmes një postimi ka bërë të ditur se marshi nisi nga Bajraku i Luzhnicës, vendi ku kishte rënë Komandant Kumanova, dhe vazhdoi drejt Memorialit të Dëshmorëve në Kleçkë dhe te Shkronjat e UÇK-së.

“Qindra të rinj e të reja, veteranë, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë u bashkuan sot në Marshin përkujtimor, në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me respekt të veçantë për secilin pjesëmarrës, marshuam nga Bajraku i Luzhnicës, vendi i rënies së Komandant Kumanovës, deri te Memoriali i Dëshmorëve në Kleçkë dhe te Shkronjat e UÇK-së, ku dhuruam gjak në shenjë solidariteti dhe respekti.

Në emër të Këshillit Organizativ, ju shprehim falënderimin tonë të përzemërt të gjithë pjesëmarrësve, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, të rinjve, qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti”, ka shkruar Shala.

Burimi: Bota Sot