Qindra qytetarë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe të rinj morën pjesë sot në marshin përkujtimor të organizuar në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
Marshi nisi nga Bajraku i Luzhnicës, në vendin ku kishte rënë Komandant Kumanova, ndërsa pjesëmarrësit vazhduan rrugëtimin drejt Memorialit të Dëshmorëve në Kleçkë dhe më pas te Shkronjat e UÇK-së. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Shala, ka bërë të ditur përmes një postimi se në këtë aktivitet morën pjesë edhe veteranë, invalidë të luftës dhe familjarë të dëshmorëve.
Në përfundim të marshit, te Shkronjat e UÇK-së u dhurua edhe gjak, si shenjë solidariteti dhe respekti. Shala, në emër të Këshillit Organizativ, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe personat që kontribuan në organizimin e aktivitetit përkujtimor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
