Partia Demokratike e Kosovës sërish ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të përmes një letre dërguar kryesuesit të kësaj seance, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari. Në letrën dërguar Deharit, Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e PDK-së dhe deputete e zgjedhur, kërkon që seanca të vazhdojë më , me fillim nga ora .
Në letër thuhet se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.”- shkruan në këtë letër.
Sekretarja e PDK-së i ka thënë Deharit se nuk është në kompetencën e tij që mbi vlerësime apo konsiderata politike të vendos ‘nëse dhe kur të vazhdojë seanca konstituive’. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar më dhe ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më. Dehari ka arsyetuar mosthirrjen e vazhdimit të seancës duke thënë se duhet marrëveshje politike mes partive.
Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese.
Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës. Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.
Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë. Në ndërkohë, dy partitë tjera opozitare, PDK dhe Aleanca nuk i kanë pushuar aksionet para Qeverisë dhe tubimeve në Kuvend duke kërkuar formimin e institucioneve.
Me sloganin “Nga terri energjetik në terr politik” kjo parti ka hedhur qymyr para ndërtesës së Qeverisë, duke thënë se me Vetëvendosjen në pushtet, Kosova ka blerë 1 miliard euro rrymë. Deputeti i kësaj partie, Burim Ramadani, ka shkruar në Facebook, se nga importi i rrymës në Kosovë ka përfituar mafia energjetike. “Institucionet janë bllokuar. Kosova po mbahet peng.
Ndërsa qytetarët vuajnë, Vetëvendosje po kalkulon veç për pushtet. Nëse nga terri energjetik u blenë rreth 1 miliard euro rrymë dhe po përfiton mafia energjetike, pyetja sot është: Nga terri politik kush po përfiton” – ka shkruar ndër të tjera Ramadani pas mbajtjes së aksionit.
