“Nga terri energjetik në terr politik” – Aleanca me aksion simbolik

0%

Aleanca paraditën e sotme () ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Me sloganin “Nga terri energjetik në terr politik” kjo parti ka hedhur qymyr para ndërtesës së Qeverisë, duke thënë se me Vetëvendosjen në pushtet, Kosova ka blerë 1 miliard euro rrymë.

Deputeti i kësaj partie, Burim Ramadani, ka shkruar në Facebook, se nga importi i rrymës në Kosovë ka përfituar mafia energjetike. “Institucionet janë bllokuar. Kosova po mbahet peng. Ndërsa qytetarët vuajnë, Vetëvendosje po kalkulon veç për pushtet.

Nëse nga terri energjetik u blenë rreth 1 miliard euro rrymë dhe po përfiton mafia energjetike, pyetja sot është: Nga terri politik kush po përfiton” – ka shkruar ndër të tjera Ramadani pas mbajtjes së aksionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo