Po luhet ndeshja Hajduku nga Spliti dhe Osijeku, e vlefshme për javën e 4-të në elitën e futbollit kroat. Deri në këtë pikë të sfidës, po vendos goli i mesfushorit të Shqipërisë, Etnik Brruti. Pas pasimit diagonal drejt qendrës, 22-vjeçarit nga Kosova i fitoi kohën mbrojtësve rival dhe goditi rrufeshëm nga brenda zonës, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit.
Festa te vendasit ishte në masë, ndërsa “Polud” ka kapacitet prej 33.987 spektatorësh. Shqiptari vendosi të bashkohet nga Malisheva e Superligës së Kosovës te Hajduku. Brruti luan me Shqipërinë U-21, ndërsa me këtë ritëm, shpejt ka për të bërë ngjitjen te Kombëtarja e madhe..
