Një natë ka mjaftuar që një depo pranë një shtëpie në fshatin Dren të Zubin Potokut të bëhet cak i hajnave, të cilët janë larguar me një arsenal të vogël mjetesh pune. Rasti është zbuluar mëngjesin e 22 gushtit, kur pronari ka kuptuar se gjatë natës persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në objektin përcjellës pranë shtëpisë së tij. Sinjali mëson se viktima është M.
Mutavdzic, 53 vjeçar, i cili rreth orës ka kontaktuar Policinë dhe ka raportuar vjedhjen. Sipas të dhënave të rastit, autorët dyshohet se kanë vepruar diku ndërmjet orës të mbrëmjes së 21 gushtit dhe orës të mëngjesit pasues. Kur janë futur brenda, nuk janë larguar duarbosh.
Nga depoja janë zhdukur një motosharrë për prerjen e druve, dy akumulatorë, gërshërë për krasitjen e pemëve, një makinë shpuese dhe një trimer për kositjen e barit. Pronari ka vlerësuar dëmin në rreth 400 deri në 500 euro. Pas denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore, ndërsa viktima është intervistuar lidhur me rastin.
Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është hapur rast për “Vjedhje të rëndë”. Për momentin, hajnat ia kanë dalë të largohen pa u identifikuar. Policia ende nuk ka person të dyshuar, ndërsa rasti i është kaluar hetuesve për zbardhje të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
