Kosova e Dusseldorfit e pafat

0%

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit nuk po i shkon ashtu siç pritej në dy javët e para në Landesliga. Në dy ndeshjet e para arkëtuan vetëm një pikë. Në përballjen e sotme, Kosova, si vendas, ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga DJK Gnadental. Për Kosovën shënoi Pedchenko në minutën e 3-të, ndërsa për mysafirët shënuan Jesiq (12’) dhe Ortmann (44’).

Pas kësaj ndeshjeje, DJK Gnadental renditet në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa Kosova e Dusseldorfit në vendin e 13-të me 1 pikë.

Burimi: Bota Sot