Kapet në Mal të Zi 52-vjeçari shqiptar, i akuzuar për sulm seksual

0%

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, katër vjet pasi ishte denoncuar për abuzim seksual ndaj një të reje në Halkidiki të Greqisë. Arrestimi është kryer në bazë të një urdhër-arresti evropian, ndërsa tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Greqisë.

Rasti ishte denoncuar më , kur viktima, atëherë 22 vjeçe, kishte shkuar në një plazh të izoluar në zonën e Kassandras, përpara se të niste punën në një hotel. Sipas denoncimit, ajo dyshohet se ishte sulmuar seksualisht nga 52-vjeçari shqiptar. Një nga provat kryesore në hetim ishte materiali gjenetik.

Një mostër ADN-je e marrë nga shtrati në hambarin ku banonte i dyshuari u analizua dhe, sipas autoriteteve, përputhej me materialin gjenetik të evidentuar gjatë hetimit të rastit. Në fillim ishte shqyrtuar edhe mundësia e përfshirjes së një personi tjetër, por hetimet nuk siguruan prova që ta mbështesnin këtë dyshim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas identifikimit, 52-vjeçari dyshohet se ishte larguar nga Greqia, duke bërë që ndaj tij të lëshohej urdhër-arrest evropian. Ai u lokalizua dhe u arrestua në Mal të Zi dhe pritet të dërgohet në Greqi për t’u përballur me autoritetet gjyqësore për rastin e vitit 2022. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com