Heidenheimi eliminohet nga DFB Pokal

0%

Heidenheimi ka marrë një eliminim të turpshëm nga DFB Pokal. Ata u mposhtën nga SSV Jeddeloh me rezultat 5:2, skuadër kjo që luan në Regionalliga Nord apo liga e katërt e Gjermanisë. Në skuadër ka edhe lojtarët nga Kosova që madje edhe shënuan gol, Kamer Krasniqi dhe Haris Hyseni, me këtë të fundit që i dha dy gola.

Përveç tyre ishin dhe Janssen dhe Schoppner me një autogol, ndërsa të vetmet për Heidenheimin e shënoi Wagner dhe Kaufmann. Kështu ata kualifikohen për në raundin e dytë, ku ende nuk dihet se me kë do të përballe.

Burimi: Bota Sot