Grupi nga Afrika surprizon Dua Lipën për ditëlindje me një vallëzim

0%

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë urime të shumta për ditëlindje, ndërsa një prej tyre ka ardhur në një mënyrë të veçantë nga grupi i kërcimit NiuDance. Grupi nga Gana ka publikuar në Instagram një video ku anëtarët shfaqen duke vallëzuar dhe duke ia dedikuar performancën artistes shqiptare.

“Happy birthday Dua Lipa”, shkruhet në përshkrimin e videos, ku është etiketuar edhe vetë këngëtarja. Performanca energjike ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. NiuDance është grup kërcimtarësh nga Gana, i njohur për koreografitë dhe videot virale, përmes të cilave shpesh u kushton performanca figurave të njohura dhe rasteve festive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com