Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është parë teksa mbërrinte në New York, ku pritet të festojë ditëlindjen e saj të 31-të. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, ndërsa mbante një çantë të madhe luksoze të markës Chanel, me vlerë rreth 6 mijë paundësh.
Me stilin e saj karakteristik dhe një dukje të thjeshtë, por tejet të sofistikuar, Dua Lipa u fotografua sapo preku tokën në metropolin amerikan, duke mos kaluar pa u vënë re nga paparacët. Këngëtarja, e cila ka shënuar një tjetër vit të suksesshëm në karrierën e saj, pritet ta festojë 31-vjetorin në shoqërinë e njerëzve të saj më të afërt.
