Çiklisti i Kosovës renditet i 20-ti nga 22 çiklistë! Federata

0%

Çiklisti Albion Kastrati është i 20-ti, duke lënë prapa garuesin e Shqipërisë dhe të Kosovës. “Albion Kastrati ka përmbyllur paraqitjen e tij në disiplinën e kronometrit individual (ITT) në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u renditur në top 20 çiklistët më të mirë.

Në një konkurrencë mjaft të fortë ndërkombëtare, Kastrati zuri vendin e 20-të, rezultat që mbetet një pikë referimi për sfidat e ardhshme në arenën ndërkombëtare:”, ky është raporti i federatës. Raporti i federatës Zhgënjim i madh! Konkurrencë e fortë, Top – 20 thotë federata! Thuajse kanë marrë pjesë 60 çiklistë, në fakt janë 22. Kjo nuk iu bën mirë të mburremi me dështime!

Duhet të analizoni rezultatin e dobët dhe çka duhet të bëni në të ardhmen! Kjo nuk është pikë referimi, kjo është pikë alarmi. Çiklizmi duhet t’i futet punës së madhe që të rrisin nivelin në të ardhmen dhe jo të kënaqen me zhgënjimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot