E ardhmja e Alejandro Baldes te Barcelona është bërë gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa largimi i mbrojtësit nga Camp Nou po përmendet si një mundësi reale para mbylljes së afatit kalimtar. 22-vjeçari nuk ishte pjesë e listës së Barcelonës për ndeshjen ndaj Elches, ndërsa sipas raportimeve mungesa e tij nuk lidhet me ndonjë dëmtim, por me vendim teknik.
Kjo situatë ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm, sidomos për shkak të interesimit të Manchester United. Klubi anglez po e monitoron Balden dhe e sheh atë si një prej alternativave për krahun e majtë të mbrojtjes.
Trajneri Hansi Flick ka kërkuar më shumë konkurrencë dhe përkushtim nga lojtari, ndërsa Barcelona raportohet se është e gatshme të shqyrtojë oferta që mund t’i krijojnë klubit më shumë hapësirë financiare në merkato. Megjithatë, Cadena SER raporton se Balde dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për vendin e tij në formacion.
Për momentin, e ardhmja e mbrojtësit mbetet e hapur, ndërsa mungesa e tij ndaj Elches shihet si një tjetër sinjal se situata mund të ndryshojë në ditët e fundit të merkatos. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
