A do të vazhdojë Kane te Bayerni?

0%

Harry Kane ka folur për të ardhmen e tij te Bayern Munihu, teksa pritet të zhvillojë bisedime me drejtuesit e klubit për një kontratë të re. Sulmuesi anglez ka bërë të ditur se diskutimet do të zhvillohen gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme, por ka theksuar se nuk ka asnjë nxitim për të marrë një vendim, transmeton Klankosova.tv. “Do të flasim këtë javë dhe javën e ardhshme.

Do të kemi një diskutim të hapur. Nuk jemi me nxitim dhe nuk ka panik”, ka deklaruar Kane. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, kapiteni i Anglisë ka theksuar se për momentin është i fokusuar plotësisht te Bayern Munichu dhe sezonin e ri. “Fokusi im i plotë është te Bayern Munichu dhe sezoni i ardhshëm. Bisedimet do të zhvillohen prapa skenave”, ka shtuar ai.

Kane ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2027, ndërsa Bayern Munichu dëshiron të sigurojë që sulmuesi të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të klubit edhe në vitet e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot