19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

0%

Sot bëhen 19 vjet nga vdekja e aktorit të madh shqiptar, Faruk Begolli, një prej figurave më të njohura të kinematografisë në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Begolli lindi më në Pejë, ndërsa vdiq më . Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd, ku diplomoi në vitin 1966.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Begolli luajti në më shumë se 60 filma dhe arriti famë të madhe në gjithë rajonin. Karrierën filmike e nisi me “Pogled u Zenicu Sunca” në vitin 1966, për të vazhduar më pas me një sërë rolesh të rëndësishme. Ndër filmat më të njohur ku ai luajti janë “Bitka na Neretvi”, “Cuvar plaze u zimskom periodu” dhe “Dervishi dhe Vdekja”.

Begolli la gjurmë të rëndësishme edhe në kinematografinë kosovare, me role në filmat “Era dhe Lisi”, “Kur pranvera vonohet”, “Të Ngujuarit”, “Si të vdiset” dhe “Proka”. Përveç punës si aktor, ai dha kontribut të madh edhe në zhvillimin e teatrit dhe edukimit artistik në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Begolli ishte bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitet ’90 bashkëthemeloi edhe Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Faruk Begolli mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të artit shqiptar, me një trashëgimi të pasur në film, teatër dhe edukimin e brezave të rinj të aktorëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com