Zogaj zbulon kush e vrau Ahmet Krasniqin, ka pyetje edhe për Xhavit

0%

Vrasja e kolonit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Kjo vrasje është komentuar së fundmi edhe Skënder Zogaj që është një nga themeluesit e LDK-së. Në pyetjen e shumëpërfolur se a është i përfshirë edhe Xhavit Haliti, Zogaj deklaron se ky i fundit nuk është angazhuar sa duhet në zbardhjen e vrasjes.

“Unë vetëm dua ta pyes Xhavit Halitin se si mund të qëndrojë kaq indiferentë me vrasjen e Ahmet Krasniqit. Xhavit Haliti me dhimbset se pse nuk është angazhuar më shumë për ta zbuluar se kush e ka vrarë njeriun më të madh të luftës.

Nëse ka qenë i pafajshëm do të ishte dashur të angazhohet më shumë, nëse ka qenë i pafajshëm do të ishte angazhuar më tepër për të zbuluar kush e vrau njeriun e madh të luftës, Ahmet Krasniqin” , ka thënë Skënder Zogaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1. Ai tha se njëri nga vrasësit e Krasniqit është ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Unë jam i bindur se Fatos Klosi është njëri nga vrasësit e tij, sepse ai i ka zbuluar edhe disa krime të vogla, por nuk është interesuar ta zbulojë vrasjen e Ahmet Krasniqit. Mithat Tavari, shefi i Policisë së Tiranës ka thënë se i dinë disa emra të vrasësve, por do t’i zbulojmë me kohë. Ne jemi qetësuar pasi kemi qenë të bindur se shteti shqiptar po punon që të zbulohet e vërteta.

Më pas janë ndaluar hetimet në afat rekord. Kjo është dëshmi se Klosi e ka ditur vrasësin”, tha Skënder Zogaj.

Burimi: Bota Sot