Vdes në moshën 101-vjeçare një nga të burgosurit më jetëgjatë në

0%

Francis Clifford Smith, i konsideruar si një nga të burgosurit më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare. Ai kaloi më shumë se shtatë dekada pas hekurave për një vrasje të kryer në vitin 1949, të cilën nuk e pranoi asnjëherë. Smith vdiq më , në gjumë, në një institucion të sigurisë së lartë për të moshuarit në Connecticut.

Në vitin 1950, kur ishte 25 vjeç, ai u dënua me vdekje në karrigen elektrike për vrasjen e një roje nate gjatë një grabitjeje në një klub jahtesh në Greenwich. Ekzekutimi i tij u caktua dhe u anulua tetë herë, ndërsa në secilin rast Smith kishte marrë atë që besohej se do të ishte vakti i tij i fundit. Në vitin 1954, dënimi me vdekje iu shndërrua në burgim të përjetshëm.

Gjatë viteve u ngritën dyshime mbi fajësinë e tij, pasi një person tjetër mori përgjegjësinë për krimin, ndërsa edhe një prej hetuesve të çështjes deklaroi se besonte në pafajësinë e Smithit. Në vitin 1967 ai u arratis nga burgu dhe qëndroi 12 ditë në arrati para se të kapej. Në vitin 1975 fitoi lirinë me kusht, por u rikthye në burg 10 muaj më vonë pas një vjedhjeje të vogël.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në burg njihej edhe me nofkën “Birdman of Osborn”, pasi merrte bukë nga mensa për të ushqyer zogjtë. Vetëm në vitin 2020, në moshën 96-vjeçare, Smith pranoi të kalonte në lirim të mbikëqyrur në një institucion të specializuar për të moshuarit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com