U rikthye në fushë i dëmtuar, tifozët e Trabzonit vlerësojnë Muçin

0%

U rikthye në fushë i dëmtuar, tifozët e Trabzonit vlerësojnë Muçin për sakrificën. Edhe pse dëmtimi i tij në kofshë u mendua se do ta linte jashtë fushave për dy javë, Ernest Muçi nuk u tërhoq kur ekipit të tij i duhej më shumë se kurrë kontributi i lojtarit në fushë.

Rikthimi përpara kohe në aksion, madje në një ndeshje ku Trabzonspor-it i duhet të luajë dy takime me Ferencvarosh për të kaluar në fazën finale të Ligës së Europës, ka qenë një gjest, i cili është vlerësuar shumë prej tifozëve të ekipit turk.

Mediet e mëdha turke i kanë kushtuar jo pak hapësirë sakrificës që bëri sulmuesi shqiptar, i cili edhe pse ka një dëmtim në kofshë nuk është kursyer duke zbritur në fushë në pjesën e dytë të takimit që humbi Trabzoni përballë formacionit hungarez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot