​Tronditëse në Podujevë, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë

0%

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet jashtë rrezikut. Sipas raportit të Kosovës, një qytetar ka njoftuar se ai i mitur kishte marrë një armë AK-47. Gjatë manipulimit me armën, i mituri kishte shkrepur një fishek, i cili kishte goditur vëllain e tij 10-vjeçar.

Fëmija i plagosur është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një karikator dhe 20 fishekë.

“Ankusi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marur armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllaun e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë” , thuhet në raportin 24 orësh. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si më lartë, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Burimi: Bota Sot