Carlos Baleba ka përfunduar testet mjekësore para transferimit të tij te Manchester United, duke qenë tashmë shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me “Djajtë e Kuq”. Manchester United ka arritur marrëveshje me Brightonin për transferimin e mesfushorit kamerunas për një shumë prej rreth 76 milionë eurosh, me 70 milionë euro të garantuara dhe deri në 6 milionë euro bonuse.
Brighton gjithashtu ka siguruar një përqindje nga një shitje e ardhshme e lojtarit. 22-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Manchester Unitedin, me klubin anglez që e sheh Balebën si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Understand Carlos Baleba completed his medical tests today at Carrington.
He is set to sign his #MUFC contract and complete his media duties tomorrow. @UtdDistrict — Sully (@SullyTalkz) August 22, 2026 Afrimi i tij vjen pas një starti zhgënjyes të Unitedit në Ligën Premier, ku skuadra e Michael Carrick u mposht 2-0 nga Hull City në ndeshjen hapëse të sezonit. Baleba pritet të sjellë më shumë forcë fizike, intensitet dhe stabilitet në mesfushë.
Ai bëhet përforcimi i tretë i rëndësishëm i këtij reparti gjatë kësaj vere, pas Youri Tielemans dhe Andrey Santos. Transferimi i kamerunasit është një marrëveshje që Manchester United e ka kërkuar prej kohësh. Klubi kishte tentuar ta afronte edhe më herët, por Brighton kishte kërkuar një shumë shumë më të lartë./ Telegrafi
