“Thaçi president?”, deputeti i LVV-së reagon ashpër ndaj propozimit

0%

Propozimi i Ramush Haradinajt që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në krye të shtetit ka nxitur reagime të forta në skenën politike. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, e ka cilësuar këtë ide si “injorancë totale” ose “mashtrim publik”, duke pretenduar se një rikthim i Thaçit në postin e presidentit nuk mund të realizohet.

Baloku në reagimin e tij në Facebook, e ka kritikuar ashpër opozitën për, siç ka thënë, deklarata të papërgjegjshme dhe përpjekje për ta “hutojë” opinionin public, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë Të thuash se Thaçi do të kthehet si President i Kosovës, apo ta propozosh atë për këtë post, është, në rastin më të mirë, injorancë totale; nëse nuk është mashtrim publik përmes deklaratave të papërgjegjshme. Çdo njeri sadopak i informuar e di se një gjë e tillë nuk është e saktë dhe nuk mund të realizohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj, këto lojëra me fjalë nuk janë asgjë më shumë se deklarata publike të papërgjegjshme, me të cilat tentohet të hutohet një pjesë e vogël e shoqërisë, ndërkohë që shumica dërrmuese e qytetarëve e di tashmë se kjo është e pamundur. Sa më e humbur të jetë opozita në rolin e saj opozitar, aq më shumë barrë i shton vendit.

Opozita është aty për të kritikuar dhe për të propozuar alternativa, e jo për ta mashtruar publikisht opinionin. Deklaratat e fundit rreth kësaj teme janë vetem një mashtrim i hapur.

Burimi: Bota Sot