Të paktën 16 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në

0%

Numri i të vdekurve nga një sulm në qytetin e Kryvyi Rihut, qytetin e lindjes së Volodymyr Zelenskyy-t është rritur në 16. Më shumë se 130 persona u plagosën të premten, kur disa dronë rusë goditën një qendër tregtare në Ukrainën qendrore, njoftuan autoritetet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, premtoi një përgjigje ndaj asaj që e përshkroi si “akt barbarie”.

Guvernatori rajonal Oleksandr Hanzha tha se 22 fëmijë ishin në mesin e të plagosurve në sulmin e kryer gjatë ditës në qytetin e Kryvyi Rihut. Ai publikoi një fotografi ku shihej tymi që dilte nga një ndërtesë e madhe industriale, raporton skynews.com .

Në një përditësim të bërë të shtunën herët, Hanzha tha se paraprakisht nëntë persona konsideroheshin të zhdukur, përfshirë dy fëmijë, ndërsa ekipet e shpëtimit po pastronin rrënojat e qendrës tregtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi