Sulmuesi shqiptar “çan rrjetën” në Itali

0%

Ndërsa po luhet pjesa e parë e ndeshjes Empoli – Cremonese, po vendosi goli i sulmuesit shqiptar, Stiven Shpendi. Në minutën e 21-të, 23-vjeçari u gjend në pozicionin e duhur, i ndihmuar edhe nga fati për të zhbllokuar shifrat.

Ndeshja në fjalë përkon me Serie B në Itali, java e parë, ndërsa sezonin e kaluar, Shpendi kontriboi me 15 gola me Empolin në kampionat (Serie B), por pa mundur të ndihmoi ekipin të ngjitej në Serie A. Pavarësisht formës së mirë, Stiven Shpendi ende është në pritje për të marrë ftesën nga Kombëtarja, pasi deri tani ka luajtur me Shqipërinë U21.

Burimi: Bota Sot