Simeone flet për të ardhmen e Alvarezit dhe abuzimet e tifozëve ndaj

0%

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar se sulmuesi Julian Alvarez do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e ardhshme të ekipit kundër Villarealit nesër (e diel). Duke iu drejtuar mediave, Simeone theksoi rolin jetësor që luan reprezentuesi argjentinas në strategjinë e përgjithshme të ekipit.

Trajneri theksoi se Alvarez mbetet një figurë qendrore nëse skuadra dëshiron të arrijë objektivat e saj të performancës këtë sezon. “Mos e pyet një gënjeshtar pse gënjeu”, agjenti i Alvarezit i bën kritika brutale drejtuesve të Atleticos “Julian do të jetë në skuadër nesër. Për mua, Julian është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne që të arrijmë objektivat tona.

Për sa kohë që ai është me ekipin, unë do të kujdesem për të”, ka thënë fillimisht Alvarez. Simeone foli edhe për protestat dhe fyerjet e tifozëve të Atleticos karshi lojtarit argjentinas, i cili ka shprehur dëshirën të largohet drejt Barcelonës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tifozët e Atleticos kryqëzojnë Julian Alvarezin, varin mesazhe në rrugët e Madridit duke kërkuar largimin e tij “Unë i respektoj tifozët tanë, gjithmonë i kam respektuar, por nuk pajtohem me fyerjet apo abuzimet”. “Çdo fjalë po shqyrtohet me kujdes nga njerëz që presin të krijojnë konflikt dhe pasiguri. Nuk ka asnjë pasiguri. Miguel ishte shumë i qartë.

Ai është lojtari ynë dhe ne kemi nevojë për të”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Burimi: Telegrafi