Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet

0%

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës , një 41-vjeçar, me inicialet Y. T., ka njoftuar Sallën Operative se kishte dëgjuar një zhurmë në rrugën “Lunxheria”.

Pas daljes në oborrin e banesës, ai ka konstatuar se automjeti i tij kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të kufizuara materiale, raporton euronews.al.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi