Ditët e fundit të gushtit kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të bregdetit shqiptar. Në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë/Kukës, gjatë ditës së shtunë, nga ora deri në , kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 24,408 shtetas të Kosovës, me 8,592 mjete të vogla dhe autobusë.
Shifrat tregojnë një lëvizje të konsiderueshme të pushuesve kosovarë, të cilët po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për ditët e fundit të sezonit veror. Fluksi i mjeteve në kufirin Kosovë–Shqipëri ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet te vijoje edhe gjatë pjesës tjetër të fundjavës.
Me afrimin e fundit të muajit gusht, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore për pushuesit nga Kosova.
