Sarr jashtë skuadrës së Palaces

0%

Ismaila Sarr nuk është përfshirë në skuadrën e Crystal Palace për ndeshjen ndaj Evertonit, ndërsa e ardhmja e tij po lidhet gjithnjë e më shumë me Galatasarayn. Sipas lajmeve të fundit nga Anglia, Galatasaray ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin senegalez, ndërsa Palace e ka refuzuar propozimin e parë dhe kërkon një shumë shumë më të madhe për ta lënë të largohet.

Sarr është i hapur për transferimin në Stamboll dhe dëshiron të bashkohet me Galatasarayn. Raportimet e fundit nga Turqia bëjnë të ditur se klubi turk ka ofruar rreth 35 milionë euro, ndërsa Crystal Palace kërkon rreth 60 milionë euro. Tashmë situata është përshkallëzuar pasi Sarr mungon në ndeshjen e parë të sezonit dhe e ardhmja e tij në Selhurst Park duket gjithnjë e më e pasigurt.

Burimi: Bota Sot