Rezultoi dështim te Milan

0%

Raportimet e fundit nga Italia zbulojnë se Christopher Nkunku i ka thënë “po” propozimit për t’u rikthyer te ish-klubi i tij, Leipzig. Francezi nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim, ndaj duhet të gjejë një destinacion të ri deri më datën 1 shtator. Nuknku ka pranuar rikthimin te Leipzig, por tani duhet gjetur gjuha e përbashkët mes dy klubeve.

Milani do të kërkojë një tarifë deri në 35 milionë euro për ta dërguar francezin në huazim me një opsion ose detyrim të mundshëm për ta blerë. Nkunku u transferua verën e kaluar nga Chelsea për një tarifë fikse 37 milionë euro. Në 35 ndeshje me kuqezinjtë, Nkunku shënoi 8 gola dhe dha 3 asiste. Opsioni më i mundshëm duket huazimi me të drejtë blerje.

Nkunku thuhet se fiton një pagë neto rreth 5 milionë euro në sezon. Javën që vjen pritet të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes mes klubeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot