Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, arrestohet

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar për rastin e “Vjedhjes së rëndë” në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari. Sipas Policisë, i dyshuari L.B., i mitur, është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur 5 mijë e 750 euro dhe 2 mijë dinarë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga rasti i vjedhjes. “Policia ka arritur të arrestojë edhe personin e katërt të dyshuar. I dyshuari L.B. (i mitur), është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,750 euro dhe 2,000 dinarë, që dyshohet se janë të përfituara nga rasti i vjedhjes”, thuhet në njoftimin e Policisë. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra penale dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë. Ndërkohë, qytetarët janë ftuar që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin 192.

Burimi: Telegrafi