Putin: Sa më shumë vështirësohet situata për Kievin, aq më “barbare”

0%

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina ndodhet në një situatë gjithnjë e më të vështirë në fushën e betejës dhe se, sipas tij, kjo po çon në sulme më të ashpra nga Kievi. “Sa më e vështirë bëhet situata për armikun, aq më barbare bëhen sulmet e regjimit të Kievit”, ka thënë Putin.

Ai i ka cilësuar këto sulme si dëshmi të asaj që e përshkroi si natyrë “banderiste, neo-naziste dhe rusofobe” të forcave ukrainase. Putin shtoi se, sipas tij, shoqëria civile në Rusi vazhdon të mbështesë ushtarët rusë. Deklaratat e presidentit rus vijnë në një kohë kur luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ndaj objektivave civile.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com