“Prit këtu” – Babai lë djalin 7-vjeçar vetëm në malin Fuji dhe

0%

Një baba është qortuar nga policia në Japoni pasi la djalin e tij shtatëvjeçar vetëm në malin Fuji për disa orë, me vetëm një pije freskuese dhe pak ushqim. Fëmija u gjet i ulur në një stol në kushte mjegulle dhe shiu, në një lartësi prej më shumë se 2,000 metrash mbi nivelin e detit.

Sipas raportimeve, babai 48-vjeçar i kishte thënë djalit të “priste këtu” pasi ai ishte ankuar se ishte i lodhur. Më pas, babai vazhdoi ngjitjen drejt majës së malit së bashku me djalin e tij më të madh. Stafi i një strehimoreje malore e gjeti fëmijën pranë stacionit të gjashtë të një prej shtigjeve drejt majës dhe njoftoi policinë.

Autoritetet arritën ta lokalizonin babain mes stacioneve të shtatë dhe të tetë, rreth tre orë larg nga vendi ku ndodhej fëmija. Djali u gjet i vetëm rreth orës të mëngjesit të së enjtes. Ai kishte pritur për rreth tetë orë, përpara se babai të kthehej dhe të ribashkohej me të. Sipas policisë, fëmija ishte “i lodhur dhe i shqetësuar”. Oficerët e qortuan ashpër babain për vendimin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Edhe nëse kjo do të thotë të heqësh dorë nga ngjitja e malit së bashku, është e papranueshme të lësh një fëmijë pas”, thanë ata, sipas mediave japoneze. Babai thuhet se kërkoi falje, duke e cilësuar vendimin e tij si të nxituar. Mali Fuji, me lartësi 3,776 metra, është një nga destinacionet më të njohura të alpinizmit në Japoni dhe ka qenë skenë e disa incidenteve në vitet e fundit.

Rreth 200 mijë persona e ngjitin malin çdo vit, ndërsa në disa prej itinerareve janë vendosur kufizime ditore për të shmangur mbipopullimin.

Burimi: Telegrafi