PDK me të njëjtën kërkesë: Seanca të vazhdojë në ora 11:00

0%

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të deputetëve të kësaj partie, i ka kërkuar kryesuesit të seancës konstituive që vazhdimi i seancës të thirret sot, në ora . Në kërkesën e PDK-së, Çitaku i është referuar Nenit 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit, duke theksuar se kryesuesi duhet të përmbushë obligimet kushtetuese dhe procedurale.

PDK ka argumentuar se mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit e thellon situatën e krijuar. Në kërkesë përmendet edhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës, edhe në rast të tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet dhe ky detyrim mbetet në fuqi.

PDK ka kërkuar që seanca të vazhdojë sot në ora , në mënyrë që deputetët e zgjedhur të mund ta ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot