Sulmuesi uruguajan, Darwin Nunez ka gjetur skuadrën e re. Mirëpo ai do të mbetet në Arabinë Saudite, pasi që do t’i bashkohet skuadrës së Al-Diriyah në formë huazimi nga Al-Hilal. Te kjo skuadër ai do të jetë bashkëlojtar me kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshitin. Nunez, sezonin e kaluar luajti në 24 ndeshje, duke shënuar 9 gola në të gjitha garat.
Burimi:
Bota Sot
