Një 58-vjeçar që figuronte në stop-listë lidhur me veprën penale “Ngacmimi seksual” është kapur në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pavarësisht se ndërkohë kishte ndryshuar mbiemrin. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ismet Dedincën, 58 vjeçar, i cili është ndaluar më 21 gusht, rreth orës .
Gjatë verifikimeve nga autoritetet kufitare është konstatuar se Dedinca, ndonëse me mbiemër të ndryshuar, rezultonte në stop-listë për rastin që lidhet me dyshimet për “Ngacmim seksual”. Kjo ka bërë që udhëtimi i tij të përfundojë pikërisht në pikën kufitare. 58-vjeçari është ndaluar dhe është dërguar drejtpërdrejt në Gjykatë, ku është proceduar urdhëresa që rëndonte ndaj tij.
Pas paraqitjes para Gjykatës, është marrë vendim që Dedinca të dërgohet në paraburgim. Kështu, ndryshimi i mbiemrit nuk ka ndryshuar asgjë në raport me urdhëresën aktive sepse sistemi e ka identifikuar, Policia e ka ndaluar dhe Gjykata e ka dërguar në paraburgim. Rrethanat e rastit të “Ngacmimit seksual” për të cilin Dedinca figuronte në stop-listë janë akoma duke u hetuar.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e tjera lidhur me rastin. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
