Në ditën e pestë të gjyqit ndaj Duane “Keffe D” Davis, i akuzuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, emri i Sean “Diddy” Combs është përmendur sërish. Producenti i dokumentarëve “True Crime”, Mike Dorsey, dëshmoi në gjykatë për dokumentarin “Murder Rap”, i publikuar në vitin 2015, i cili trajton vrasjet e Tupac dhe Notorious B.I.G.
Dorsey tregoi se pas publikimit të dokumentarit, një avokat i Diddy-t kishte kontaktuar ekipin e filmit, duke e cilësuar atë si “shpifës” ndaj klientit të tij dhe duke kërkuar që dokumentari të hiqej nga Apple TV brenda pesë ditësh, transmeton Klankosova.tv.
Producenti tha gjithashtu se kishte pasur frikë për sigurinë e tij, pasi dokumentari përfshinte akuza të rënda ndaj Diddy-t, të ngritura nga “Keffe D” gjatë një marrjeje në pyetje nga policia në vitin 2008. Emri i Diddy-t ishte përmendur edhe një ditë më herët në gjyq, lidhur me pretendimet për një shpërblim prej miliona dollarësh për vrasjen e Tupac Shakur dhe Suge Knight.
