Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së shtunës, më do të mbajë mot i nxehtë dhe temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë celsius. Sipas IHK-së, sot nuk pritet të ketë reshje. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-4m/s, ndërsa në disa zona mund të ketë përforcime të përkohshme” – thuhet në njoftimin e IHK-së. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar shmangie nga ekspozimi në diell gjatë mesditës.
