Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të aplikohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime. Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
