Dortmund dhe Bayern Munich do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të Superkupës së Gjermanisë. Sfida e cila do të luhet në stadiumin “Sigal Iduna Park” do të nisë prej orës . Një përballje që ka dhuruar gjithmonë spektakël mes këtyre dy skuadrave dhe ku përqëndrimi është maksimal për trofeun e parë sezonal.
Për trajnerin e bavarezëve, Vincent Kompany, “uria” për ta nisur këtë edicion me fitoren e Superkupës është prezente, ndërsa në formacion priten mungesa të rëndësishme si ajo e Jamal Musialës, Sergey Gnabry dhe Lennart Karl.
Në radhët e verdhezinjve qëndron e njëjta situatë e ngjashme, ku për arsye dëmtimi nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Niko Kovac, Emre Can, Mussa Kaba dhe Nico Schlotterbeck.
