Jeta në litar

0%

Te një burg si në Burrel: – “E di kur hyn, s’e di kur del”! Vuante dënimin Malësori, ngase e deshi “diktatori”! Muret i hanin vitet ogur, heshtja rrinte mbi çdo gur. Si një dëshmitar i heshtur, gjatë një kohe të përleshur. Në oborr, nën qiellin gri, qëndronte trekëmbëshi i zi, ku varej i dënuari në litar, symbyllur e pa dëshmitarë!

Një mëngjes ra shi shumë, rrugët vërshonin si lum, kur i erdhi radha Malësorit, u stepën te dera para oborrit. Me uniforma dy gardianë, thanë njëzëri me ofshamë: – Na more në qafë, o qafir! – Do të lagemi pa mëshirë! I burgosuri i pa në sy të dy, me buzëqeshje si për çudi: – Hallin te rrobat e keni “jezit”, kurse unë te laku në fyt!

Gardiani me vetullën përpjetë: – Po mirë, secili ka hallin e vet! – Pikërisht! – tha Malësori gojëtar: – Por halli im është jeta në litar! Dhe shiu reshte pa pushim, trekëmbëshi priste ekzekutim, njëri qante uniformën vrastare, tjetri rreth qafe litarin si kollare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trekëmbëshi rrinte në mendime, si të kishte turp nga ato skenime, se aty nuk varej veç njeriu i drejtë, por, varej edhe njerëzorja vetë. Shiu vazhdonte të binte pingul, deri sa gjithçka u lag u bë qull. Më shumë se sa rrobat gardiane, u lag ndërgjegjja e kësaj hapsane.

Të nesërmen dielli shkëlqimtar, uniformat i teri siç ishin më parë, mbase pyetja mbeti e varur disi, në trekëmbëshin e burgut famëzi!

Burimi: Bota Sot