Inspektorati urdhëroi mbylljen e hotelit në Liqenin e Radoniqit, flet

0%

Hoteli dhe restoranti “Liqeni i Dukagjinit” vazhdojnë aktivitetin pavarësisht njoftimit të ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli, se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit për shkak të shkeljeve të pretenduara të legjislacionit mjedisor.

Menaxheri i hotelit, Festim Xharavina, ka deklaruar për Sinjalin se aktiviteti po vazhdon normalisht, pasi sipas tij nuk u është dorëzuar ndonjë vendim apo dokument që urdhëron ndërprerjen e punës. “Besojmë të ketë qenë keqkuptim në mes të MMPHI dhe KRU Radoniqi të cilët më pas i bie të jenë kontraktorët tane.

Ne e kemi të pamundur të dijmë nëse ndërmjet vete kanë obligime ligjore apo kontraktuale të papërfunduara (papërmbushura). Shpresojmë që kjo paqartësi të zgjidhet dhe të ri-informohet publiku se puna nuk ka ndaluar dhe do të vazhdojë edhe konform Kontratës me KRU Radoniqi dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm Lokal e Qëndror.”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë për Sinjalin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Menaxheri ka thënë gjithashtu se njoftimet për mbylljen kanë ndikuar te numri i klientëve. Inspektorati i Mjedisit urdhëron mbylljen e hotelit dhe restorantit “Liqeni i Dukagjinit” Ai ka vërejtur se gjatë ditës së sotme, edhe pse është fundjavë, hoteli dhe restoranti kanë pasur shumë më pak mysafirë, pasi klientët, sipas tij, “kanë pretenduar se Restauranti nuk punon.” Kujtojmë, se ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka deklaruar se biznesi ka funksionuar në kundërshtim me legjislacionin mjedisor dhe se, sipas saj, aktiviteti ka rrezikuar sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

“Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit ‘Liqeni i Dukagjinit’, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit dhe ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social ‘Facebook’.

Sipas saj, aktiviteti ka qenë në shkelje të Ligjit për Ujërat, duke thënë se këto shkelje kanë rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com