Vendosja e implanteve të gjoksit është një nga ndërhyrjet më të kërkuara në kirurgjinë plastike, por shpesh shoqërohet edhe me pyetje rreth ndikimit të tyre në shëndetin e gruas, veçanërisht në raport me kancerin e gjirit dhe diagnostikimin e tij.
Për këtë temë ka folur kirurgja plastike Liridona Guci, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. E pyetur nëse vendosja e implanteve ndikon në mamografi apo në diagnostikimin e kancerit të gjirit, Guci tha se implantet nuk e pengojnë diagnostikimin. “Vendosja e implanteve nuk ndikon në diagnostikimin”, u shpreh ajo.
Sipas saj, mamografia mbetet një nga procedurat kryesore për diagnostikimin e kancerit të gjirit. “Mamografia është njëra prej procedurave kryesore të diagnostikimit të kancerit të gjirit”, tha Guci. A mund të ndikojë ndërhyrja në gjoks te gjidhënia?
Sqaron kirurgja plastike, Liridona Guci Kirurgja plastike sqaroi se implantet nuk ndikojnë as në paraqitjen e kancerit të gjirit dhe as në diagnostikimin e tij. “Implantet nuk ndikojnë as në paraqitjen e kancerit të gjirit, po as në diagnostikimin e tij”, theksoi ajo.
Guci shtoi se në ditët e sotme ekzistojnë implante shumë më të sofistikuara, ndërsa ekzaminimet diagnostike mund të realizohen në mënyrë të përshtatur nga profesionistët përkatës. “Sot kemi lloje shumë të sofistikuara të implanteve”, tha ajo, duke shtuar se mënyra e realizimit të këtyre teknikave mund të ndryshojë pak, por për këtë janë përgjegjës radiologët.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
