Hakohet Inspektoratit të Punës! Turistët turq denoncojnë një hotel në

0%

Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është hakuar ditën e sotme. Pas ndërhyrjes në faqen zyrtare, përmbajtja e saj është ndryshuar dhe në vend të informacionit institucional shfaqet një shkrim që lidhet me një ngjarje të pretenduar në Ksamil.

Në tekstin e publikuar nga autorët e sulmit kibernetik, dy turistë turq pretendojnë se janë fyer, denigruar dhe dhunuar nga pronari i një hoteli në Ksamil. Nuk dihet ende kush qëndron pas sulmit dhe nëse pretendimet e publikuara në faqen e Inspektoratit janë të bazuara në një ngjarje reale apo janë pjesë e përmbajtjes së vendosur nga hakerët.

Faqja e Inspektoratit del jashtë funksionit, hakerët publikojnë pretendimet e dy turistëve turq Ndërhyrja kibernetike ka prekur faqen zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ku aktualisht shfaqet një përmbajtje që nuk lidhet me aktivitetin e institucionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në faqen e hakuar është publikuar një shkrim ku dy turistë me origjinë nga Turqia pretendojnë se gjatë qëndrimit në një hotel në Ksamil janë përballur me fyerje, denigrim dhe dhunë nga pronari i subjektit. Pretendimet janë publikuar nga personat që kanë marrë kontrollin e faqes dhe, në këtë fazë, nuk ka të dhëna të pavarura që i konfirmojnë ato.

Sulmi ka ndryshuar përmbajtjen e faqes zyrtare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të rikthejnë kontrollin dhe do të sqarojnë rrethanat e ndërhyrjes.

Burimi: Bota Sot