Analisti Halil Geci ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratave të Nasim Haradinajt, i cili ka paralajmëruar se “do të digjet flakë Kosova” në rast se dënohet “Polari”. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Geci e ka quajtur Haradinajn me nofkën ironike “Skënder Begu” i Dukagjinit, duke e kritikuar për gjuhën kërcënuese.
“Një këshillë për Nasimin: Nëse s’mundesh ta vësh flakë Kosovën i vetëm, thirre edhe Radojçiqin!”, shkruan Geci. Ai më tej e lidh deklaratën e Haradinajt me Milan Radojçiqin, duke pretenduar se ky i fundit do të ishte i interesuar për destabilizimin e Kosovës. “Mos u ngut, Skënderbeg!
Nëse mendon se nuk mund ta bësh i vetëm, thirre edhe Radojçiqin, se ai mezi pret ta kallë e ta destabilizojë Kosovën”, thuhet në reagimin e tij. Geci vijon me ironi, duke thënë se nëse “bashkohen flakët”, Haradinaj dhe Radojçiqi do të dilnin “edhe më të kuqërremtë”.
Në fund, analisti përdor një tjetër metaforë për të ironizuar situatën: “Ngase Kosova ka mbetur çakmak në xhepin e Skënderbegut.”