Frenki de Jong kryeson listën e holandezëve më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, ndërsa Matijs de Ligt dhe Virxhil van Dajk plotësojnë podiumin. Mesfushori Frenki de Jong mban rekordin si futbollisti holandez për të cilin është paguar shuma më e madhe në histori. Kalimi i tij nga Ajaks te Barcelona kushtoi 86 milionë euro, duke e vendosur në krye të listës.
Në vendin e dytë renditet Matijs de Ligt, i cili u transferua nga Ajaks te Juventus për 85.5 milionë euro. Podiumi mbyllet nga Virxhil van Dijk, me mbrojtësin holandez që kaloi nga Sauthempton te Liverpul për 84.7 milionë euro. De Ligt shfaqet sërish në listë, këtë herë në vendin e katërt, pas transferimit nga Juventus te Bajern Mynih për 67 milionë euro.
Pas tij renditet Ksavi Simons, i cili u largua nga Lajpcig për Totenhem për 65 milionë euro. Në vendin e gjashtë është Krishencio Samervill, me kalimin nga Uest Hem te Al Hilal për 64.5 milionë euro. Menjëherë pas tij vjen Tizhani Reijnders, i cili u transferua nga Milani te Mançester Siti për 61 milionë euro.
Lista vijon me Zhan Paul van Heke, për të cilin janë paguar 60 milionë euro, ndërsa Teun Kopmeiners renditet i nënti me transferimin prej 58.4 milionë eurosh. Dhjetëshen e mbyll sërish Tizhani Reijnders, këtë herë për transferimin e tij nga AZ te Milan për 54.9 milionë euro.
Në total, katër nga dhjetë transferimet më të shtrenjta të futbollistëve holandezë kanë ardhur pas largimit të tyre nga klubet e Eredivisie. Megjithatë, rekordi vazhdon t’i përkasë De Jong, i cili me 86 milionë euro mbetet holandezi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
