Partizani me fat ia doli të marrë 1 pikë kundër Teutës në stadiumin “Vora”. Kryeqytetasit kishin kundër një penallti dhe kartoni i kuq të Human. Pas ndeshjes, trajneri i “Demave të Kuq”, Florin Bratu foli për mediat. “Human i jap shumë lirshmëri dhe të jetë më afër portës. Deri te kartoni i kuq, mendoj se Human ishte lojtari më i rrezikshëm. Krijoi gjëra të veçanta në sulm. Merkatoja?
Unë jam i lumtur deri tani me merkaton. Nuk prisnim lojtarë të tjerë deri në këtë moment. Jam i lumtur me Dijon Vatën. Duhet të tregojmë se sa talent ka futbolli shqiptar. Besoj se kështu Partizani mund të fitoj një lojtar shumë të rëndësishëm për të ardhmen. Dijon Vata duhet të jetë sa më shumë punëtor. I kënaqur me futbollistët, të shohim deri javën tjetër.
I fokusuar te ndeshja e radhës”, u shpreh Bratu.
