Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të ishte “nder” për deputetët e legjislaturës së 11-të që ish-presidenti Hashim Thaçi të zgjidhej sërish në këtë post. Analisti politik Hysamedin Feraj ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, i cili tha se do të ishte nder që Hashim Thaçi të zgjidhej sërish president.
Feraj e ka cilësuar këtë si një “sfidë” ndaj PDK-së, duke renditur një sërë akuzash dhe kritikash ndaj ish-presidentit Thaçi, ndërsa në fund ka ironizuar me Haradinajn duke pyetur: “Bën politikë të thellë e koherente. A po a?” Postimi i plotë: Ramushi e paska sfidu PDK-në duke propozuar Hashim Thaçin për president të RKS.
Në cv e pasur të kandidatit, Haradinaj ka shtuar se – Hashim Thaçi ka qenë turist në luftën e UÇK-së! Të tjerat janë rutinore: – në mbarim të luftë ka pranuar ndarjen e pjesës veriore të Kosovës dhe spastrimin etnik serb të asaj ane; – ka nxitur shtijen e të gjitha kapaciteteve prodhuese të Kosovës të padëmtuara nga lufta, duke pamundësuar kështu punësimin e popullatës së rikthyer dhe, për rrjedhojë, fillimin e emegrimit masiv që vështirë të ndalet; – ka rrëmbyer dhe lexuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës; Menjëherë mbas shpalljes së Pavarësisë, – ka bërë marrëveshje me Serbinë për krijimin de facto të një republike serbe brenda Kosovës, siç e ka cilësuar vetë Thaçi më vinë – ka nisur procesin dhe ka lobuar për copëtimin e territorit të RKS; – ka nxitur dhe ka miratuar krijimin e një gjykate speciale për krimet e pretenduara se janë kryer nga individë, anëtarë të UÇK-së.
Kjo me me shpresën se kështu shpëton veten dhe në burg i dërgon disa prej shokëve të vet, siç ka dëshmuar Vlora Çitaku; – se ai “djali i Brojes” donte ta zbriste kufirin me Malin e Zi “nga Çakorri në Kuçishtë”, por Ramushi e ndaloi dhe pastaj e bëri vet, etj. Por Ramushi si Ramushi: bën politikë të thellë e koherente. A po a?
