Ekskluzive | Kamerat zbardhin vjedhjen e mijëra eurove në “Alba

0%

Një vjedhje e rëndë në një pompë derivatesh në Veternik, ku gjatë natës u morën afër 2,700 euro nga pazari ditor, është zbardhur përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, ndërsa personi i identifikuar si i dyshuar është paraqitur pesë ditë më vonë në Polici. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 16 gusht, rreth orës , në pompën e derivateve “Alba Petroll”, në rrugën “Gjilani” në Veternik.

Pronari ishte njoftuar nga një prej punëtorëve se gjatë natës një person kishte depërtuar brenda lokalit. Pas kontrollit ishte konstatuar se mungonte pazari ditor në vlerë prej rreth 2,686 eurosh. Rasti është denoncuar në Stacionin Policor Jugu, ndërsa hetuesit kanë nisur menjëherë sigurimin e provave që mund të çonin në identifikimin e personit të dyshuar.

Gjurmën kryesore e kanë dhënë kamerat. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, hetuesit kanë tërhequr dhe analizuar video-incizimet e kamerave të sigurisë, përmes të cilave është identifikuar një person i dyshuar. Bëhet fjalë për Arben Gajtanin , i cili më 21 gusht është paraqitur në Stacionin Policor Jugu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, Gajtani është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe në praninë e avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, Prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Lipjan.

Rasti është duke u hetuar për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarit mbetet për t’u përcaktuar në procedurën e mëtejshme. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com